Pedagogëve në Universitetin Bujqësor i bëhet kontroll trupor para takimit me kryeministrin
Prandaj ajo studentja iku në mënyrë demonstrative dhe prandaj shoku i saj përmendi termin “pa këllqe”. Edhe po të shikosh përgjigjen që Musabelliu i dha studentit aty e kupton lehtë teatrin e tij: “Kur unë kam kandiduar në këtë post dhe kam pyetur veten; nëse kam apo jo këllqe. e marr si ofendim dhe më vjen keq që të artikulohet nga një student. Nëse s’do kisha këllqe, e ftoja që dje kryeministrin. Po ngaqë jam përgjegjës për detyrën, ju dëgjova juve. kam zbardhur kërkesat tuaj”. Pra megjithëse studentët protestues nuk pranojnë dialog, ai ishte i vendosur që ta bënte këtë shërbim. Por burrnia e këtij burri me këllqe qëndronte në faktin se nuk e bëri që të hënën por e shtyu 24 orë.
E gjithë kjo skenë e pështirë servilizmi qartëson disa përfundime. Se ndryshe nga sa propogandon ligji i arsimit të lartë me pallavra për autonimi, zara si Musabelliu janë servilë të qeverisë. Ajo tregon gjishashtu se kërcënimet e Ramës kundër drejtuesve të universiteteve po i japin frytet e tyre. Dhe në fund ajo flet se çfarë lloj njerzish ka përzgjedhur rilindja që mpleksi edhe Shullazin me garat universitare, për të drejtuar institucionet e dijes.
Emri i Bahri Musabelliut u bë publik në media edhe pak kohë më parë nga pedagogu Dardan Shehdula. Ai akuzoi rektorin e universitetit bujqësor për paaftësi dhe nepotizëm, në një letër publike. Por si përherë ata që nuk dinë të bëjë mirë punën e tyre janë super të aftë për të bërë servilin. Dhe këtë profil ka nxjerrë në krye Reforma në arsim, për të drejtuar punën e 5 fakulteteve dhe 20 departamenteve.
©Lapsi.al